A do të kemi nevojë për një dozë të tretë?Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka njoftuar sot se varianti “Delta” i koronavirusit do të përfaqësojë 90% të infektimeve në Bashkimin Evropian deri në fund të Gushtit dhe se dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 janë të nevojshme për t’u mbrojtur nga ky variant që po përhapet me shpejtësi.
EMA gjithashtu thotë se të dhënat tregojnë që “Delta” është 40% deri 60% më ngjitës.
Për më tepër, varianti “Delta” mund të shoqërohet me një rrezik më të lartë të shtrimit në spital.
Kjo, vijon më tej “EMA” e bën të domosdoshme që vendet të përshpejtojnë programet e vaksinimit, përfshirë dozat e dyta për të mbyllur boshllëqet imune.Por a do të kemi nevojë për një dozë të tretë?
Sipas “EMA”-s tani është shumë herët për të gjykuar nëse dhe kur do të nevojitet një dozë përforcuese kundër COVID-19, pasi nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme nga vaksinimi duke marrë parasysh përhapjen e mutacioneve.Sidoqoftë, në rast se nevojiten doza të treta, EMA thotë se çdo informacion i ri i disponueshëm për këtë temë do të shqyrtohet menjëherë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.