Manchester Unitedi do të synojë ta mposhtë Wolverhapmton, që nuk di për disfatë që gjashtë ndeshje në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e FA Cup, e cila do të zhvillohet sot në orën 20:55, në stadiumin Molineux.
Wolves ka arritur t’i kalojë gjashtë ndeshje pa asnjë disfatë në shtëpi për shkak të fillimit shumë të mirë të ndeshjeve, Megjithatë, klubi nuk do ta ketë aspak të lehtë këtë ndeshje kundër skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer.
Manchester Unitedi i Solskjaerit vjen në këtë ndeshje pasi e pësoi disfatën e parë në Premierligë, në ndeshjen kundër Arsenalit, javën e kaluar. Kjo ishte hera e parë që “Djajtë e kuq” nuk arritën të shënojnë në ndeshjet jashtë shtëpisë, këtë sezon.
Nëse vizitorët do t’i kthehen formës së tyre të mirë për këtë të ndeshje, Wolves duhet të jetë veçanërisht i kujdesshëm gjatë pjesës së parë të ndeshjes pasi që Manchester Unitedi i ka shënuar 36.67 për qind të golave në 15 minutat e parë të ndeshjes.
Formacioni i Wolverhampton:
Formacioni i Manchester United:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.