×
  • Extra
  • Tech&Auto

    TikTok-u, aplikacioni më i shkarkuar për vitin 2020

    Reporteri
    11 Gusht 2021 | 17:33

    TikTok ishte aplikacioni më i shkarkuar në botë në vitin 2020, sipas kompanisë së analizave dixhitale App Annie. Platforma kineze e shpërndarjes së videove është bërë i vetmi aplikacion që nuk është në pronësi të Facebook-ut por që gjendet në listën e pesë aplikacioneve më të shkarkuara në gjithë botën, duke u renditur i pari.


    Popullariteti i vazhdueshëm i TikTot-ut u shfaq edhe pasi ish – Presidenti amerikan, Donald Trump u përpoq ta ndalonte atë në Amerikë. Vitin e kaluar, Trump lëshoi ​​një urdhër ekzekutiv për të ndaluar shkarkimet e reja të aplikacionit TikTok në SHBA.

    Administrata Trump pretendonte se TikTok-u përbënte një rrezik për sigurinë kombëtare pasi qeveria kineze kishte qasje në të dhënat e përdoruesve të saj. Kurse kompania në mënyrë të përsëritur mohoi akuzat.

    Që kur u bë President i SHBA-ve në janar të këtij viti, Joe Biden ka tërhequr urdhrin ekzekutiv të Trump. Aplikacionet në pronësi të Facebook kanë mbajtur vendin e parë që nga fillimi i sondazhit në 2018 dhe kompania ende dominoi tabelën, raporton BBC.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!