Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancën e fundit për sesionin pranveror, ku ka shqyrtuar e miratuar disa raporte.


E deputeti i Vetëvendosjes, Milazim Salijaj sot kishte ditëlindjen, ku ka mbushur 58 vjet.

Deputeti është kujdesur që pak para përfundimit të seancës t’u shpërndajë çokollata kolegëve deputet.

Reklamë

Çokollata deputeti Salijaj u dha edhe gazetarëve e kameramanëve që ishin të pranishëm në seancë.

Këto çokollata nuk arritën t’i shijojnë deputetët e opozitës të cilët kishin lëshuar seancën pak minuta më parë.

Reklamë