Djaloshi nga Kosova por që jeton në Zvicër, Kenan Murseli ka fituar titullin si djaloshi më i bukur në spektaklin e bukurisë ‘Miss&Mister Swiss Francophone’, konkurs ky jashtëzakonisht shumë në konkurencë të madhe mirëpo ka arritur të mund të gjithë konkurencën dhe të shpallet si më i bukuri në shtetin helvetik.
Kenan Murseli tregon se ka pasur shumë emocione gjatë gjithë spektaklit nëpër gara dhe kompeticione deri në finale mirëpo i’a ka dalë mbanë.
“Për mua ka qenë shumë emocion, një ëndërr që është realizuar, kam pasur shumë stres por prapë se prapë kam përjetuar një aventurë të bukur dhe mendoja që edhe sikur mos të fitoja nuk duhet me thënë që kam hup po me shiqu gjithë që më ka dhënë kjo aventurë, tash pres të investoj edhe më shumë në këtë konkurs që të krenohem që më është dhënë mundësia të zgjidhem mister sepse pa përkrahje nuk do isha askundi e të përfaqësoj edhe Kosovën”, shprehet ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.