×
  • Show Time
  • Show Time

    Pasi e puthi fansi me zor, reagon Miley Cyrus

    Reporteri
    05 Qershor 2019 | 9:03

    Këngëtarja Miley Cyrus u bë virale në rrjete sociale pasi u puth me zor nga një fans në Barcelonë. Kudo qarkullojnë komente se ajo e meritoi duke gjykuar mënyrën si ishte veshur.


    Ajo nuk reagoi dje për këtë veprim, por sot duket se është frymëzuar për tu kthyer përgjigje të gjithëve. E zhveshur topless, ajo ka promovuar bashkëpunimin e saj me Marc Jacobs për linjën “Don’t fuck ëith my freedom”.

    Ky tekst është pjesë e këngës së saj ” Mother’s Daughter”, me të cilën i ka kthyer përgjigje të gjithëve. Ndërsa me postimet në Instagram ku një moderatore citon komentet e ndjekësve, Miley shkruajti:

    “Ajo mund të ketë veshur cfarë dëshiron. Ajo mund të jetë e virgjër. Ajo mund të jetë duke fjetur me 5 meshkuj të ndryshëm. Ajo mund të jetë me bashkëshortin e saj. Ajo mund të jetë me të dashurën e saj. Ajo mund të jetë e zhveshur. Ajo nuk mund të kapët me zor pa dëshirën e saj.”

    Kujtojmë se Miley Cyrus dhe bashkëshorti i saj Liam Hemsworth ishin duke dalë nga hoteli në Barcelonë kur u rrethuan nga fansat.

    26-vjeçarja po ecte pranë partnerit duke u munduar që të shmangë turmën kur u puth me zor nga fansi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!