×
Art/Kulturë

“N’Odën e Malësisë së Gjakovës”, festivali me motive kombëtare shqiptare që i sfidua nga pandemia

Reporteri
26 Gusht 2021 | 17:08

Autor: Linda Krasniqi


Në Gjakovë është mbajtur edicioni i katërt i festivalit mbarkombëtar “N’Odën e Malësisë së Gjakovës”. Morën pjesë grupe të ndryshme dhe në fund u ndanë edhe disa çmime.


Duke e parë mungesën e aktiviteteve kulturore në qytetin e Gjakovës, grupi i valleve “Ardhmëria“ e kanë sjellur si ide që të fillojnë me një festival folklorik, ku këtu kanë mundësinë të shpalosin vlerat e tyre nga trevat që vijnë, pasi që edhe motoja e këtij festivali ka për qëllim t’i shpalos vlerat kulturore të etnosit shqiptar.

Ne edhe vitin e kaluar e kemi organizuar në muajin nëntor, edhe pse me vështirësi, por këtë vit ishte më i vështirë organizimi, pasi që virusi po përhapet në masë të madhe. Gjithsesi ne jemi munduar t’i respektojmë masat e rekomnduara anti-covid“, treguan për Gazetën Online Reporteri.net organizatorët.

Sa i përket mbështetjeve apo bashkëpunimeve, organizatori i këtij festivali tha se këtë vit kanë pasur mbështetje të paktë vetëm nga ana e Drejtorisë së Kulturës së qytetit të Gjakovës, pasi që MKRS-ja kishte refuzuar projektin e tyre.

“Në të ardhmen do të vazhdojmë me përpjekje maksimale të vazhdojë festivali traditën e vet, pasi që kemi shumë gjenerata të reja që shfaqin interesim të bëhen pjesë e grupit tonë“.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjakovë, Saranda Hyseni Maloku tha për Gazetën Online Reporteri.net se “si drejtori e kulturës kemi mbështetur në vazhdimësi eventin, si në koncept, ashtu dhe në mjete financiare. Këtë vit duhet ta cek se ka munguar edhe mbështetja e Ministrisë së Kulturës dhe e gjithë barra ka ra tek ne”.

Ndër të tjerash ajo tregoi se është ndarë shumë e kënaqur me festivalin, duke e bërë një postim në llogarinë e saj në Facebook ku thuhej: “Pjesëmarrja e grupeve të ndryshme si dhe repertuari i shpalosur, e bën shumë pak të rëndësishëm kush u shpall fitues, sepse të gjithë e shijuan mjaftueshëm. E di, madje jam shumë e bindur, ky festival ndër vite do jetë çdo herë e më profesional dhe do jetë një ndër festivalet më të mira në trojet shqiptare!!“.

Çmimet janë ndarë sipas kësaj kategorie:

Çmimi i parë, shoqëria “ Selmon Kadria”, Istog
Çmimi i dytë, SH.K.A “ Anadrenia Jehon “ , Dejn
Çmimi i tretë, SH.K.A “ Minatori “
Grupi më i kompletuar, SH.K.A “ Zëri i Llaushes “, Carallek
Çmimi karrierë, Jakup Krasniqi, dhe
Dyshja më e mirë, “ Vajzat e Istogut “, me veshje të Rekës.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!