Autor: Linda Krasniqi
Ikona e muzikës shqipe, e cila i mungon skenës shqiptare tash e sa dekada, feston sot ditëlindjen e 55-të.
Parashqevi Simaku emri i dashur i skenës së muzikës shqiptare, për shumë festivale me radhë, dhe që fitoi zemrat e publikut dhe shumë duartrokitje të zjarrta që shoqëronin daljet e saj në skenë ka mbetur e memorizuar edhe sot.
Parshqevi Simaku njihet si një ndër këngëtaret e njohura shqiptare nga Shqipëria. U lind më 1 shtator 1966, në Kavajë. Këndoj shumë në festivale të ndryshme, e sidomos në ato të Festivalit të RTSH-së, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ajo u bë fituese e çmimit të parë me këngën “Në moshën e rinisë “ në vitin 1985, në Festivalin e 24 të Këngës në RTSH. Më pas prapë rrëmben çmimin e parë në Festivalin e 27, me këngën “ E duam lumturinë” në vitin 1988.
Ajo u kosiderua edhe si vajza që theu tabut e kohës. Në vitin 1991 shpërngulet në SHBA, ku edhe jeton aktualisht. Ku atje krijoi edhe jetën e saj, që e vazhdoi me muzikën përsëri, duke nxjerrë një album të ri të titulluar “Echoes From Iliria” (Jehonë nga Iliria) dalë në treg në vitin 2006, me këngë popullore shqiptare nga Shqipëria, Kosova e Çamëria. Këngëtarja e talentuar ka vite që i mungon skenës shqiptare, hera e fundit që ajo ishte në Shqipëri ka qenë në vitin 1996, në Festivalin e 35-të i Këngës në RTSH-së.
Thuhet se Parshqevi ka probleme shëndetësore dhe kjo është ndoshta një ndër arsyet pse ajo nuk mban kontakt apo të japë intervista. Gjithsesi ajo është dhe do mbetet një ndër ikonat e preferuara të publikut të skenës shqiptare. /Reporteri.net/.