×
Art/Kulturë

14 vjet nga vdekja e tenorit italian, Luciano Pavarotti

Reporteri
06 Shtator 2021 | 15:10

Sot bëhen 14 vjet nga vdekja e tenorit të famshëm italian Luciano Pavarotti, i cili mbylli sytë përfundimisht pas një karrierë të bujshme 46 vjeçare.


Luciano Pavarotti njihet si tenori më i famshëm italian. Përveq botës së operas, ai ka kënduar edhe zhanre të ndryshme të muzikës. U lind më 12 tetor në vitin 1935 në qytetin Modena të Italisë. Tenori lirik operistik italian, konsiderohej një nga këngëtarët më të mirë belope të operës të shekullit të 20-të.

Karriera e Pavarottit nisi qetë, por u ngjit shpejt në majat e suksesit. Pasi fitoi një konkurs këndimi “Concorso Internazionale “ , ai bëri debutimin e tij profesional të operës në vitin 1961. Pastaj luajti në shtëpitë e operës në të gjithë Evropën dhe Australinë. Në 1968 ai bëri debutimin e tij në Metropolitan Opera House në New York, dhe nga viti 1971 u bë rregullisht atje një interpretues. Pavarotti udhëtoi nëpër botë, duke performuar deri në 500,000 fansa njëkohësisht në ambiente të jashtme, si një interpretues solo ose si një nga “Tre Tenorët” (me Plácido Domingo dhe José Carreras).

Ndër çmimet e tij të shumta, ishin pesë çmime Grammy dhe një nder i Qendrës Kennedy në vitin 2001. Rolet e tij më të shquara operistike përfshinin Dukën në Rigoletto të Giuseppe Verdi (1851), Tonio në La Fille du régiment të Gaetano Donizetti (1840), “Arturo në I puritani” të Vincenzo Bellini (1835), dhe “Radamès” në Aida të Verdi (1871), dhe të gjitha këto janë në dispozicion si regjistrime zanore. Ai poashtu interpretoi në një numër transmetimesh televizive të operës.

Përveç punës së tij në opera, Pavarotti regjistroi gjithashtu një koleksion të këngëve të dashurisë italiane “Amore” (1992) “Love” dhe një album pop “Ti adoro” (2003) dhe “I Adore You”.

Në vitin 2004, Pavarotti dha shfaqjen e tij të fundit në skenën e operës, megjithëse vazhdoi të këndonte publikisht deri në 2006. Paraqitja e tij e fundit publike ishte në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2006 në Torino, Itali. Ylli botëror i operas vdiq më 6 shtator të vitit 2007, në po të njëjtin qytet ku kishte lindur, në Modena.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!