Nëse je vonë për punë atëherë duhet të përballesh me pasojat, por çka nëse emri yt është Kylian Mbappe ?
Epo, rezulton që fituesi i Kupës së Botës merr dënim shumë më të rëndë sesa pjesa tjetër e ekipit nëse janë vonë për stërvitje, shkruan Reporteri.net
Kylian Mbappe për këtë arsye është dënuar me 180 000 euro gjobë nga klubi, para këto që do të shkojnë në fondacionin e klubit.
Mbappe ka luajtur 38 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 31 gola duke qenë poashtu golashënuesi më i mirë në Ligue 1./Reporteri.net/