×
Art/Kulturë

Muharrem Qena përkujtohet sot në 15 vjetorin e vdekjes

Reporteri
24 Shtator 2021 | 12:42

Autor: Linda Krasniqi


Një artist si Muharrem Qena, i cili ia kushtoi jetën artit, është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare.


Muharrem Qena lindi me 25 qershor të vitit 1936, në Mitrovicë, në një familje që kontribuoj shumë për artin. Ai ishte shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Regjisor i shumë dramave, e filmave dokumentarë e televizivë. Muharremi ishte nismëtar i punës së teatrove në Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan. Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave.

Të gjithë e dijmë këngën “Kaqurrelja”, ku për herë të parë është kënduar nga Muharrem Qena, e pas viteve të 80-ta janë krijuar versione të ndryshme të saj.

Këngët e tij të njohura të cilat edhe vetë i kishte shkruar janë: Kaqurrelja, Shokut, Lamtumirë, Mine, Tetori, e shumë projekte të tjera.

Muharrem Qena vdiq më 24 shtator 2006 në Prishtinë duke lënë pas tij një veprimtari të gjerë nga të gjitha profesionet që i kishte si artist. /Reporteri.net/.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!