×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Agim Bahtiri thotë se u sulmua gjatë një tubimi në Mitrovicë

    Reporteri
    24 Shtator 2021 | 20:03

    Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Vetëvendosjes, Agim Bahtiri që është edhe kryetar aktual i kësaj komune është ankuar se në një lagje të Mitrovicës i është pamundësuar mbajtja e një tubimit zgjedhor.


    “Ndjej keqardhje për përkrahësit tonë, që sonte u sulmuan nga gangsterët e PDK-së në lagjen Bair, gjatë tubimit që po mbanim aty. Duhet ta dijë i madh e i vogël se kjo kohë ka shkuar. Kurrë më nuk do të përsëritet. Po ndihem keq që po i jepni këtë fytyrë qytetit tonë të qetë, por ju veç po e tregoni fytyrën tuaj të vërtetë. Jo PDK, kështu nuk bëhet debati e as fushata! Unë do t’i dalë zot Mitrovicës si 8 vitet e fundit”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!