×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Në fushatë zgjedhore, aktivizohet Prokuroria Themelore për raste në Komunën e Gjakovës

    Reporteri
    01 Tetor 2021 | 12:33

    Vetëm pak ditë para ditë së zgjedhjeve lokale, Prokuroria Themelore e Gjakovës ka aktivizuar në trajtim një serë lëndësh që lidhen me vendime të Komunës së Gjakovës, të ndërmarra gjatë katër viteve të fundit qeverisje nga Kryetari aktual Ardian Gjini.


    Në mesin e tyre ka edhe vendime të Komunës së Gjakovës për punësime, tenderë dhe vendime për dhënien në shfrytëzim të pronave publike, të cilat edhe më parë kanë qenë subjekt hetimi nga kjo prokurori.

    Madje, siç merr vesh Gazeta Online Reporteri.net, me burime brenda kësaj prokurorie, Prokuroria Themelore e Gjakovës ka aktivizuar gjatë kësaj jave edhe një rast rreth një konkursi të Komunës së Gjakovës për Drejtor Shkollash, rast i cili ishte hedhur poshtë nga hetuesit, para gati një muaji, pasi ishin ndërmarrë të veprimet hetimore.

    Gazeta Online Reporteri.net ka provuar të marrë deklaratë nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, përmes Zyrës për Informim dhe Kryeprokurorit të saj Ramiz Buzhala.

    Por asnjë përgjigje nuk ka ardhur mbrapa me e-mail në pyetjet nëse këto veprime të kësaj Prokurorie mund të konsiderohen “gjah politik” ndaj qeverisjes aktuale në këtë Komunë dhe nëse kjo prokurori po kryen favore apo zbaton urdhra çfarëdo politik, në kohë fushate dhe në prag zgjedhjesh lokale. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!