Kryetari i Gjakovës, dhe kandidati i AAK-së për kryetar në këtë komunë, Ardian Gjini në emisionin Politiko, në Kanal10, ka treguar për projektet që janë kryer gjatë mandatit të tij të parë në krye të Gjakovës, si dhe planet e tij për mandatin e ardhshëm.
“Si koncept është ajo çfarë kam bërë për 4 vite, mënyra e angazhimit, mënyra e përkushtimit për punë, konceptet që janë më komplekse se sa që duken në shikim të parë, ndërsa një pjesë e madhe e punëve që janë të zorshme në komunë i kemi kryer, i kemi kryer 300 kilometra rrugë, nuk ka ndodh kurrë në histori të Gjakovës diçka e tillë, i kemi edhe 33 kilometra për me përmbyll infrastrukturën rrugore edhe në fshat edhe në qytet, i kemi lidhë 44 fshatra me ujë, e kemi vetëm edhe një fshatë, dhe disa lagje, 88 fshatra i ka Gjakova, dhe vetëm për një mandat 44 janë lidhë në ujë të pijshëm që në fakt nuk ka ndodhë kurrë më përpara”, tha Gjini
Tutje Gjini tha se projekti për të mbuluar kanalin Krena, e ka ndërruar karakterin e qytetit.
“Kanë ndodh edhe shumë projekt tjera të cilat e kanë ndrru karakterin e qytetit, Krena e ka ndërruar karakterin e qytetit, ka qenë një kanal fekale në mes të qytetit, sot është një ndër shëtitoret më të bukura në Kosovë, ka ndodh zhvillime qe faktikisht e kanë ndërruar Gjakovën”
“Gjakova ka lëviz më së shpejti në Kosovë, me rritjen më të madhe buxhetore në të gjithë Kosovën, me rritje më të madhe të të hyrave vetanake në të gjith Kosovën, Gjakova e ka trefishuar vijën e investimeve kapitale prej vitin 2017, këto janë çfarë ka ndodhë”, tha Gjini në Kanal10.
Në fund Gjini zbuloi projektet të cilat ai pretendon ti kryej gjatë mandatit të dytë në Gjakovë.
“Pas përfundimit të këtyre pjesëve të infrastrukturës do të punojmë në kanalizime, do të fokusohemi te jeta në komunitet, rregullimi i terreneve sportive, rregullimi i trotuareve, rregullimi i parqeve edhe nëpër fshatra është fjala, në qytet kemi ecë, dhe do të ecim në disa projekte të mëdha siç është stadiumi i qytetit, dalja për Pejë, rruga X, janë tre projekte shumë të mëdha të cilat nuk janë realizuar ende, fokusin kryesorë do ta ketë zhvillimi ekonomik”, përfundoi Gjini