Aplikacioni i mesazheve Telegram po përballet me probleme pasi përdoruesit e WhatsApp dhe Messenger kanë vërshuar tek ai gjatë ndërprerjes globale.
Mijëra përdorues të rinj janë regjistruar në Telegram në të njëjtën kohë, duke bërë që aplikacioni i tyre të ngadalësohet ndjeshëm, raporton Independent.
Llogaria zyrtare e Telegram në Twitter e quajti atë si “migrimi i madh nga aplikacioni i gjelbër në këtu” pasi shpjegoi çështjet me të cilat po përballej.
WhatsApp, Instagram dhe Facebook, të cilat janë në pronësi të Facebook, ndaluan së funksionuari rreth orës 5 pasdite.
“Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim”, thuhet në reagimin e Facebook në Twitter.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.