×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Sa fitojnë brenda një minute gjigantët e teknologjisë, shifrat marramendëse të Apple dhe Amazon

    Reporteri
    07 Tetor 2021 | 22:38

    Kompanitë arritën një mesatare prej $373,606 në minutë, e cila është në të vërtetë më pak se tremujorin e mëparshëm.

    Big Tech pati një vit të madh suksesi në 2020-ën, pasi pandemia nuk i ndaloi 7 kompanitë më të mëdha të teknologjisë të rriteshin në vlerën $3.4 trilionë në total vitin e kaluar.

    Gjigandët e teknologjisë si Amazon dhe Apple postuan të ardhura rekord në muajt e fundit, ku dy kompanitë arritën mbi $100 miliardë në të ardhura tremujore për herë të parë në tremujorin e fundit të 2020. Në fakt, në rastin e Amazon, gjigandi i tregtisë elektronike xhiroi më shumë se $830,000 të ardhura për minutë në tremujorin e tij më të fundit.

    CNBC pa raportet më të fundit tremujore të fitimeve që 7 prej markave më të mëdha në teknologji (Amazon, Apple, Alphabet, Microsoft, Facebook, Tesla dhe Netflix) depozituan në SEC në javët e fundit dhe tregoi sa të ardhura ka bërë secili për çdo minutë në tre muajt e parë të 2021.

    (Periudha kishte 90 ditë dhe 129,600 minuta, në tremujorin e parë të vitit 2021.)

    Amazon: $837,330.25 për minutë

    Apple: $691,234.57 për minutë

    Alphabet: $426,805.56 për minutë

    Microsoft: $321,805.56 për minutë

    Facebook: $201,936.73 për minutë

    Tesla: $80,162.04 për minutë

    Netflix: $55,270.06 për minutë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!