×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Imer Mushkolaj e demanton me fotografi Daut Haradinajn për tubimin në Ulpianë

    Reporteri
    08 Tetor 2021 | 15:42

    Një tubim në Uplianë, me pak të pjesëmarrës, i kandidatit të AAK-së për Prishtinën, Daut Haradinaj, u pasqyra si madhështor nga ky i fundit në facebook.


    Madje, ekipi i Haradinajt për Prishtinën shpërndau edhe lajme elektorale në të cilat tubimi me të rinjtë në lagjen Ulpiana paraqitej si “uragan”. Por, krejt kjo po del të jetë ndryshe.

    Kështu të paktën e tregon një fotografi që e ka shpërndarë në facebook analisti i njohur Imer Mushkolaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Thotë se fotografitë që u shpërndanë nga Haradinaj u bënë në lagjen ku ai banon. Por, i krahason ato me foton nga tubimi i njëjtë, por e realizuar nga një perspektivë tjetër.

    Fotografia e Mushkolajt, për dallim nga ajo që e shpërndau Haradinaj, tregon se në tubimin e kandidatit të AAK-së për Kryetar të Prishtinës me të rinjtë e kryeqytetit, në lagjen Ulpiana, rezultoi me prani të vogël për nga numri i pjesëmarrësve mbështetës të kandidaturës së tij.

    “Njëri ndër kandidatët për kryetar të Prishtinës ishte sot n’mahallën teme. N’disa media online lexova që si një “uragan” e paska mbushur plot sheshin e parkut, siç shihet në foton e parë. Por, në realitet, “sheshi plot” dukej si në foton e dytë”, ka shkruar Mushkolaj derisa ka shpërndarë fotografinë.

    “Ok, fushatë është, ekzagjerohen gjanat ngapak, por problemi është mos po i mbushet dikujt mendja që përnime “uragani” renditet i dyti më 17 tetor, bile shkon edhe në balotazh”, shkruan tutje analisti i njohur. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!