Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sonte në Llaushë të Skenderajt, në vendin ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli për herë të parë publikisht, për të qëndruar ballëhapur përgjithmonë.
Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se në praninë e përkrahësve të entuziazmuar, u zotuan për të nisur projektin për ndërtimin e memorialit të daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Kjo pjesë kapitale e historisë sonë më të re, që shënon epokën e çlirimit nga robëria, meriton të kujtohet me respekt e dinjitet, ashtu siç ishte kauza jonë për çlirim, ashtu siç ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. UÇK është zemra e Kosovës, ndërsa PDK është në zemrën e Drenicës.”, shkruan ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.