Nezir Jahmurataj garon me numrin 4 në listën zgjedhore VV-Lista Guxo për asamble komunale në Pejë, në zgjedhjet e 17 tetorit 2021.
Jahmurataj po merr përkrahje të madhe në komunën e tij.
Kjo u dëshmua edhe në një tubim të madh të tij që u mbajt të dielën në mbrëmje, në fshatin e tij të lindjes, në Lybeniq të Pejës.
“Shpalosja e programit qeverisës nga Lista e përbashkët LVV+Guxo për Komunën e Pejës. Ne së bashku me banorët e fshatit biseduam për çdo problematikë”.
“U zotuam së do të bashkëqeverisim ndershëm dhe me përkushtimin më të madh. Lybeniqi meriton më shumë”, shkruan Jahmurataj në facebook.
Jahmurataj në këtë tubim u shoqërua edhe nga kandidati i VV-së për kryetar të Pejës, Gazmend Agusholli. Ata u priten nga një numër i madh përkrahësish të kandidatit numër 4 për asamble në listën zgjedhore VV-Lista Guxo në Pejë.
Nezir Jahmurataj është i njohur në Pejë për aktivizmin e tij politik, disa vjeçar, që nga paralufta dhe gjatë luftës. Po ashtu, ai e vazhdoi kontributin e tij edhe pas luftës, sidomos në çështjen e gjetjes së të zhdukurve të luftës në masakrën e Lybeniqit.