Të premtën do të mbyllet procesi i votimit përmes postës për votuesit jashtë Kosovës.
Për zgjedhjet lokale janë regjistuar 15 mijë e 532 qytetarë nga diaspora. Në një prononcim për Reporteri.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se deri më tani janë pranuar mbi 3400 pako me fletëvotime.
“Është duke vazhduar pocesi i votimit përmes postës për 15,532 qytetarët e regjistruar sukesshëm si votues jashtë Kosovës. Deri më tani, KQZ-ja ka pranuar 3,481 pako të supozuara me fletëvotime. Periudha e votimit përmes postës përfundon më 15 tetor, pra deri në këtë datë duhet të pranohen fletëvotimet nga ana e KQZ-së”, u shprehë Elezi.
Zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor në gjithë territorin e Kosovës. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, KQZ kishte pranuar mbi 40 mijë pako nga diaspora. /Gazeta Online Reporteri/