Në debatin e organizuar me kandidatët për kryetar komunash në Prishtinë, kandidati i AAK-së Daut Haradinaj, ka komentuar menaxhimin e pandemisë të kandidatit të LVV-së Arben Vitia, gjatë kohës sa ky i fundit ishte ministër i Shëndetësisë.
Haradinaj ka thënë se “lë shumë për të dëshiruar” mënyra se si Vitia është marrë me pandeminë, shkruan Gazeta Reporteri.net.
“Nëse i shohim statistikat e Ministrit të Shëndetësisë gjatë menaxhimit të pandemisë, lë shumë për të dëshiruar. Ne kemi tejkalim afati 130 mijë doza, a unë në anën e kundërt të njëjtën kohë kam një SMS nga Ministria e Shëndetësisë ku më kan lajmëru se nuk ka doza”, ka thënë Haradinaj.
Vitia i është kundërpërgjigjur Haradinajt në “Debat Përnime”, duke i thënë se shifrat tregojnë ndryshe.
“Shikoni numrat bre zoti Haradinaj. Sikur një arkitekt nuk mundet me dhanë një mësim për 5 minuta, nuk mundem unë për pandeminë me u përgjigj për 5 minuta. Shikoni numrat, shikoni vaksinimin, shikoni të gjitha”, ka thënë Vitia. /Reporteri.net/