Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së Përparim Rama kur u pyet nëse do të lejohen ndërtimet në zonat e gjelbra tha se duhet të mos ketë ndërtim në ato zona ku mbrohen me ligj.
Në “Kallxo Përnime” sa i përket ndërtimeve afër liqenit të Badocit, Rama tha se ajo zonë nuk është nën juridiksionin e komunës së Prishtinës, por e Graçanicës duke mos u përgjigjur nëse do të ketë ndërtime në atë zonë.
Rama ishte pjesëmarrës në një projekt ndërtimi që kishte pasur të ndërtohet afër liqenit të Badocit, por që ishte ndaluar nga ministri i Infrastrukturës që në atë kohë ishte Lumir Abdixhiku, tashmë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat i së cilës është edhe Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.