Sondazhet e publikuara së fundmi thonë se komuna e Prizrenit do të shkojë në balotazh.
Sipas një sondazhi të publikuar sonte nga RTV Dukagjini del se kryetari aktual i Prizrenit, Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje shkon në balotazh me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas këtij sondazhi Mytaher Haskuka (LVV) ka përkrahje prej 44.5%
Shaqir Totaj (PDK) 27.7%
Anton Quni (LDK) 19.4%
Zafir Berisha(NISMA) 4%
Cemajl Smailji (NDS) 2.2%
Lulzim Kabashi (AAK) 1.9%
Milazim Lushaj (I pavarur) 0.2%
Afrim Tejeci (AKR) 0.1%
Ky sondazh është kryer nga data 11 deri më 13 tetor.
Edhe një sondazh tjetër i publikuar pak orë më parë nga Klan Kosova del se ky qytet do të shkojë në balotazh.