Në më pak se një muaj e gjysmë, “La Casa de Papel” do të rikthehet për pjesën e dytë të sezonit të pestë, i cili është dhe sezoni final. Deri tani, Netflix ka publikuar disa pamje për të ngacmuar disi fansat.
Pjesa e parë e sezonit të pestë u mbyll me vdekjen e Tokios, teksa Helsinki u dëmtua nga një shtyllë dhe kishte nevojë për amputim të këmbës. Teaseri i ri tregon bandën në dhimbje për humbjet, teksa Profesori premton:
“Në orët e fundit, kam humbur disa njerëz shumë të rëndësishëm dhe nuk do të lejoj askënd tjetër të vdesë për këtë grabitje.”
Siç duket, ushtria po përparon aq shumë, sa edhe Profesori rrëmben armën. Para sezonit të pestë, producenti ekzekutiv Jesús Colmenar tha:
“Ideja romantike dhe e këndshme e një grabitje pa viktima, e një lufte për liri dhe rezistencë, por pa dëmtuar askënd, thyhet nga realiteti në sezonin e pestë. Nga tani e tutje, personazhet do të duhet të luftojnë për jetën e tyre.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.