Në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale 2021, ndërsa deri në ora 11:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 8.24% e popullsisë ose 151.547 qytetarë, shkruan Reporteri.net.
Përqindja më e madhe e daljes në votime është në Mitrovicën e Veriut me 30.96%, ose 5.486 votues.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një konferencë për media.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se deri në këtë orë nuk ka pasur ndonjë incident të madh që do të ndikonte në procesin zgjedhor.
“Nuk është raportuar ndonjë incident nga veriu i Kosovës. Ne kemi një listë të incidenteve minore, që nuk ndikojnë në procesin zgjedhor”, është shprehur ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.