Ka kaluar më shumë se një dekadë që kur Michael Jackson vdiq në mënyrë tragjike por çdo gjë rreth tij ka një vlerë të jashtëzakonshme.
Sipas mediave të huaja, pasaporta e humbur e artistit të ndjerë ka dalë në shitje për 75 mijë dollarë.
Mbreti i pop-it e humbi dokumentin në fillim të viteve ’90 dhe duhej të plotësonte një kërkesë për zëvendësim.
Pasaporta është në një gjendje të mirë, e plotësuar me të gjitha informatat personale, të cilat janë lehtësisht të lexueshme dhe katër fotografi të tij.
Kujtojmë që Michael Jackson ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare për shkak të një arresti kardiak në Los Angeles. Kjo erdhi nga një mbidozë e propofolit, një ilaç që ylli i muzikës merrte për të luftuar pagjumësinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.