Pavarësisht se u bë një fenomen kulturor i mirëfilltë me një shikueshmëri rekord, krijuesi dhe regjisori i “Squid Game”, Hwang Dong-hyu, zbuloi se drama e suksesshme i ka siguruar atij “mjaftueshëm para për të vënë ushqim në tryezë”, duke nënkuptuar që është paguar mjaftueshëm sa të sigurojë gjërat themelore për të jetuar.
“Nuk është se Netflix po më paguan një bonus”, tha 50-vjeçari për Guardian. Ai vuri në dukje se pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm të “Squid Game”, që u bë shfaqja më suksesshme në historinë e Netflix, platforma e transmetimit po e paguan sipas kontratës origjinale.
Hwang bëri shaka se ka të ngjarë që të mos jetë kurrë aq “i pasur” sa protagonisti i “Squid Game” i varur nga bixhozi, Seong Gi-Hun. Megjithatë, autori pranoi se ai ka mjaftueshëm para për t’ia dalë. Pagesa e tij mund të jetë e papërfillshme duke marrë parasysh se seriali rriti shifrat e njerëzve që abonohen në Netflix me 4.4 milionë. Aktualisht, shfaqja vlerësohet të jetë me vlerë rreth 900 milionë dollarë për Netflix.
Shtojmë gjithashtu se realizimi i “Squid Game” shkaktoi probleme për trupin dhe mendjen e Hwang . “Ishte e lodhur fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht,” u shpreh ai për procesin krijues, i cili thuhet se ishte aq stresues sa humbi gjashtë dhëmbë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.