Ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta në komunën e Podujevës, shkruan Reporteri.net.
Shpejtimi Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje prin me 243 vota, pasuar nga kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni me 204 vota.
Besnik Tahiri i AAK-së ka vetë,, 27 vota, ndërkaq ai i Nismës, Xhemajl Hasani ka grumbulluar vetëm 4 vota nga numërimi i votave me kusht.
Shpejtim Bulliqi nga VV dhe Ekrem Hyseni nga LDK-ja do të përballen në balotazh më 14 nëntor.
