Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 17 tetor.

Sipas këtyre rezultateve, 17 komuna janë bërë me kryetarë në raundin e parë, kurse 21 të tjera do ta zgjedhin atë në raundin e dytë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë do të jetë në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Reklamë

Kujtojmë, se raundi i dytë i zgjedhjeve për komunat në balotazh do të mbahet më 14 nëntor. /Reporteri.net/