×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Balotazhi në Prizren, Haskuka lidh marrëveshjen e parë me partinë e Emilja Rexhepit

    Reporteri
    28 Tetor 2021 | 20:10

    Kryetari aktual i Prizrenit, njëherësh edhe kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të kësaj komune, Mytaher Haskuka ka bërë me dije se ka marrë mbështetjen të një partie tjetër për balotazh.

    Ai ka thënë se bëhet fjalë për partinë e zv/ kryeministres Emilija Rexhepi (NDS).

    “Angazhimit tonë po i bashkohet edhe një parti tjetër. Sot zv/kryeministrja Emilja Rexhepi konfirmoi se do të mbështes kandidaturën time për kryetar të komunës. Falënderoj edhe partitë tjera që në raundin e parë më kanë mbështetur”, ka thënë Haskuka në një konferencë për media.

    Më tutje, ai ka thënë se më 14 nëntor, qytetarët do të vendosin me votë se a duan kthim prapa në Prizren apo vazhdim të qeverisjes, siç thotë ai të mirë.

    Kryetari aktual i Prizrenit ka thënë se Vetëvendosje në krahasim më zgjedhjet e 2017 në këtë komunë ka arritur të dyfishojë numrin e asamblistëve dhe votat për kryetar të komunës.

    Por, kjo sipas tij, është e pamjaftueshme dhe se të gjithë duhet angazhuar në balotazh.

    Ai ka ftuar të gjithë aktivistet që të mobilizohen për të arritur fitore më 14 nëntor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!