×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    VV demanton kandidatin e LDK-së në Junik: S’ka asnjë marrëveshje

    Reporteri
    28 Tetor 2021 | 22:07

    Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se ka bërë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës në komunën e Junikit.

    Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se as organet lokale as ato qendrore nuk kanë biseduar për asnjë marrëveshje.

    “Organet e LVV-së, as ato lokale e as ato qendrore, nuk kanë biseduar për asnjë marrëveshje ashtu siç parashihet me rregulloret tona. Andaj nuk ka asnjë marrëveshje”, tha Manxhuka për Telegrafin.

    Ndryshe, Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu ka thënë se është bërë koalicioni LDK-LVV në këtë komunë.

    Shehu përmes një postimi në Facebook tha se ditëve në vijim do të publikojnë edhe programin e përbashkët qeverisës 2022-2025.

    ” LDK Dega në Junik dhe LVV Qendra në Junik, kanë nënshkruar marëveshje të bashkëpunimit mes tyre. Ditëve në vijim do të publikojmë edhe programin e përbashkët qeverisës 2022-2025, të cilin do e realizojmë deri në fund brenda mandatit tonë të parë qeverisës”, ka shkruar Shehu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!