×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Sot fillon rinumërimi i 292 vendvotimeve për Kuvende Komunale

    Reporteri
    30 Tetor 2021 | 7:45

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot në ora 09:00 fillon rinumërimi i 292 vendvotimeve që u takojnë Zgjedhjeve Lokale për Kuvende Komunale të cilat u mbajtën më 17 tetor.

    Ndërkohë dje KQZ ka certifikuar rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, por në këtë certifikim nuk janë përfshirë komuna e Shtimes, Ferizajt, Podujevës e Kllokotit për shkak të ankesave.

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se kanë komunikuar me Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykatën Supreme të cilat kanë kërkuar që rezultatet e katër komunave të mos certifikohen për shkak se ka ankesa në procedurë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!