Sipas një studimi të fundit, vdekja në përgjithësi është një përvojë pozitive, duke dhënë ndjesinë e lumturisë.

Askush nuk e di se çfarë ndodh në botën tjetër, megjithatë, hulumtimi argumenton se njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga vdekja sepse përmban emocione pozitive!

Studimet të bëra nga Universiteti Perëndimor i Kanadasë, në bashkëpunim me Universitetin e Liege në Belgjikë, kanë treguar që njerëzit që kanë pasur përvoja afër vdekjes kanë në të njëjtën kohë, ndjenja të këndshme, aq sa nuk duan të kthehen në jetë.

Reklamë

Studimi i ri përdori inteligjencën artificiale për të analizuar përshkrimet e atyre njerëzve që kishin një përvojë të vdekshme.

Konkretisht, janë përdorur 158 pacientë, duke dalluar disa fjalë kyçe të përmendura prej tyre. Fjalët pozitive si “Drita” me 67% dhe “të mirë” me 65% kanë ndodhur më shpesh kundrejt fjalëve “frikë” 24 % dhe “vdekur” 18%.