Çdo njeri dëshiron ta gjejë lumturinë dhe e vërteta e hidhur është se askush nuk din saktësisht se si të lumturohet.
Por, falë shkencëtarëve, tani duket se kemi një përgjigje për këtë, transmeton Telegrafi.
Siç duket, bisedat e shkurta me njerëzit e panjohur në transport publik ose në çfarëdo vendi tjetër publik janë një mënyrë e lehtë për t’u bërë të lumtur.
Nëse jeni person që gjithmonë e shmangni këtë lloj të “çuditshëm” të komunikimit, atëherë është mirë ta ndryshoni qasjen.
Hulumtuesit Nicholas Epley dhe Juliana Schroeder kanë kryer një seri eksperimentesh për ta eksploruar këtë çështje.
Kur i kanë pyetur pjesëmarrësit e studimit ta imagjinojnë veten duke folur me në të panjohur gjatë një udhëtimi, ata janë përgjigjur se kjo do të mund të ishte një përvojë mjaft e kënaqshme, por se ndihen të frikësuar ta iniciojnë një bisedë sepse mendojnë se askush nuk dëshiron të flet me ta.
Kjo nënkupton se shumë njerëz duan të iniciojnë biseda, por qëndrojnë të heshtur sepse nuk janë të sigurt që personat tjerë duan të marrin pjesë në ato biseda.
Por, nëse do ta dinin se e kanë gabim, do të kishte më shumë lumturi në botë – thotë studimi!
Edhe përmes eksperimenteve tjera hulumtuesit kanë konstatuar se njerëzit të cilët kanë biseda me të panjohur raportojnë për udhëtim më të kënaqshëm dhe mirëqenie më të mirë.
Në anën tjetër, personat e vetmuar janë ata të cilët e kanë përvojën më negative.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.