Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama ka treguar nëse ka ndonjë ambicie për pozita të tjera politike në të ardhmen.
Ai në emisionin CONTEXT në ATV ka thënë se ka ardhur këtu për Prishtinën dhe nuk synime për pozita të tjera politike.
“Unë kam ardhur këtu me u marrë me Prishtinën 100%, nuk kam asnjë tendencë që të jem kryeministër, president apo kryetar partie. Pra nuk e përdori këtë moment si trampolinë për zhvillim timin politik mirëpo jam i fokusuar tek Prishtina”, ka thënë Rama.
Derisa ka shtuar se është edhe marrëveshje që fokusohet tek kryeqyteti.
“Ajo është edhe marrëveshja ime që unë të fokusohem për Prishtinën dhe Prishtina është për të gjithë”, ka shtuar Rama.
Ndryshe në balotazh për Prishtinën në zgjedhjet që do të mbahen me 14 Nëntor janë Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.