Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka autorizuar të premten dozat përforëcuese të vaksinave të prodhuara nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna për të gjithë të rriturit.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë kompanitë. Më herët, dozat e treta ishin të autorizuara në SHBA për personat mbi 65 vjeç që kishin marrë dy doza Pfizer ose Moderna në gjashtë muajt e fundit. Po ashtu, doza përforcuese ishte e aprovuar edhe për të rriturit që janë në grupet e riskut apo me sëmundje të rënda.
Pfizer dhe BioNTech kërkuan autorizim javën e kaluar bazuar në rezultatet e testeve të fazës së tretë në të cilën morën pjesë më shumë se 10,000 pjesëmarrës.
Sipas këtyre testeve, rezultoi se dozat e treta kamë të sigurta dhe se kanë një efikasitet prej 95 për qind kundër Covid-it simptomatik, krahasuar me skemën e vaksinave me dy doza në periudhën kur Delta ishte varianti dominues.
Moderna kërkoi autorizimin e dozës së saj përforcuese prej 50 mikrogramësh për të gjithë të rriturit të mërkurën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.