×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Kështu duket Omicron në mikroskop

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 14:34

    Universiteti i Hong Kongut ka botuar një imazh të variantit Omicron të koronavirusit nga mikroskopi.

    Shkencëtarët e shëndetësisë duke përfshirë mjekë dhe virologë kanë mundur të shkëpusin një mikrograf elektronik të një qelize (Vero E6) nga një majmun i infektuar me këtë lloj varianti.

    Universiteti më pas publikoi imazhet që tregojnë dëmtimin e qelizave me fshikëza të fryra që përmbajnë grimca të vogla virale të zeza.

    Studiuesit në Departamentin e Mikrobiologjisë ishin në gjendje të izolonin “mikronin” nga ekzemplarët klinikë, gjë që do të lejojë zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave kundër llojit të ri. Lloji Omicron u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut në fund të nëntorit.

    Ky variant përmban më shumë mutacione sesa të gjitha llojet e mëparshme, të cilat mund të dëmtojnë përgjigjen imune të trupit. Studiuesit ende nuk kanë një përgjigje finale nëse varianti i ri është më infektues se Delta, por frika ka bërë që masat të rikthehen të forta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!