Histori e çuditshme, nga ato që në kombëtare po ndodhin pak si shpesh kohët e fundit: Panorama-Sport raporton se Thomas Strakosha është pezulluar dhe nuk do të jetë pjesë e kombëtares për ndeshjet e këtij muaji, kundër Turqisë e Andorrës.
Portieri kuqezi luajti këtë të diel me Lazion, kundër Parmas, me sfidën që përfundoi rreth orës 17.00, ndërsa më pas duhej të nisej direkt për në Tiranë.
Një vonesë bëri që Strakosha të mos e kapë dot avionin dhe për pasojë ka telefonuar trajnerin Christian Panucci, por ky i fundit i ka thënë të mos vijë fare në Shqipëri, nëse nuk paraqitet sipas planit.
Një ngjarje e rëndë, që nuk ndodh në kombëtare të tjera, por Panucci e justifikon me dëshirën për të vendosur disiplinë të hekurt në kombëtare.
Në vend të Strakoshës është grumbulluar Gentian Selmani, portieri i Laçit i cili edhe më parë ka qenë pjesë e kombëtares.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.