Rita Ora ka dhuruar performancë spektaklore në Londër.


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ditën e djeshme ka dhuruar një performancë të veçantë në stadiumin ‘Stamford Bridge’ të Londrës.

Ajo i ka publikuar disa imazhe në Instagram, në të cilat shihet atmosfera e krijuar atje dhe pranë postimit Rita ka ndarë falënderime.

Reklamë

Ky organizim u mbështet nga UNICEF dhe fondet do të shkojnë për bamirësi.

Rita që është edhe ambasadore e kësaj organizate, foli për Kosovën.

“Takimet me fëmijët dhe familjet e vendit ku u linda ishin të veçanta. Puna që bën Unicefi për t’i mbështetur, më kanë bërë më të vendosur se kurrë, që ta shfrytëzoj pozitën time për mbështetje dhe për fushata bamirësie”, tha ajo.

Reklamë