×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Doza përforcuese e vaksinave anti-covid prodhon 32 herë më shumë antitrupa

    Reporteri
    16 Dhjetor 2021 | 15:42

    Doza e tretë e vaksinave kundër koronavirusit siguron mbrojtje të mjaftueshme kundër shtrimit në spital, vdekjes dhe simptomave të rënda për personat e vaksinuar plotësisht.

    Kjo konfirmon edhe një herë rezultatet e një studimi më të madh shkencor britanik mbi efektin e dozës së tretë të shtatë vaksinave ( AstraZeneca, Johnson & Johnson, Novavax, Valneva dhe Curevac).

    Të dhënat e studimi britanik u botuan në revistën mjekësorë në The Lancet:

    – Personat që morën Pfizer pas dy dozave të para të AstraZeneca, kishin nivele antitrupash rreth 25 herë më të larta pas një muaji.

    –Personat që morën dozën e tretë sërish Pfizer pas dy dozave të para zhvilluan 8-fish më shumë antitrupa.

    – Moderna dha rezultatet më të larta si dozë përforcuese. Personat që morën dozën e tretë të Moderna pas dy dozave të AstraZeneca, kishin 32 herë më shumë antitrupa.

    – Ndërsa personat që morën Moderna pas dy dozave të Pfizer, regjistruan rritje të nivelit të antitrupave deri në 11 herë.

    Gjithashtu, sipas shkencëtarëve, gjysma e një doze të tretë të Pfizer rrit nivelet e antitrupave me 17 herë më shumë tek ata që ishin plotësisht të vaksinuar me AstraZeneca dhe të paktën 6 herë te personat që ishin vaksinuar plotësisht./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!