Vrima Blu është 120 metra e thellë, e vendosur 8 kilometra nga qyteti egjiptian i Danhab dhe ndryshe quhet “Varreza e zhytjes”, për shkak se qindra njerëz kanë humbur jetën aty, transmeton Reporteri.net.
Megjithatë, kjo nuk i pengon shumë zhytësit të kalojnë nëpër të çdo vit, edhe pse nuk është ende e qartë se sa jetë njerëzish ka marrë saktësisht kjo vrimë.
Zhytësit në Dahab thonë se të paktën 200 viktima janë vrarë në dekadën e fundit, ndërkaq Tarek Omar (55), një zhytës teknik nga Dahabi, filloi të eksploronte këtë vrimë në vitin 1992, i hipnotizuar nga mitet për të. Ai u bë i famshëm kur nxori trupat e dy zhytësve irlandez, Connor O’Regan dhe Martin Gar, nga vrima në vitin 1997. Më vonë ai nxori rreth 20 trupa të tjerë, për këtë fakt ka marrë pseudonimin “kolektor i kockave”.
Përkundër paralajmërimeve dhe rregulloreve nga autoritetet, zhytësit shprehin interesim të madh për të eksploruar vrimën blu. Vdekja më e famshme ka ndodhur në vitin 2000 kur mësuesi i zhytjes Jurij Lipski u zhduk. Ai në mënyrë të pavarur vendosi të zhytej, arriti deri në fund, por aty e humbi orientimin. Kur e kuptoi se nuk do të dilte, ai e largoi maskën me oksigjen dhe u zhduk. Më vonë u zbulua se kishte me vete një video kamerë të bashkangjitur për përkrenares së të tij. Pra, zhytësi i pafat regjistroi tragjedinë e tij. Deri më sot, kjo vdekje misterioze nuk është zgjidhur, kështu që disa pyesin veten nëse ekzistojnë disa forca sekrete, çnjerëzore që arrijnë nga thellësitë e Tokës. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.