Rita Ora ka dhënë një lajm aspak të mirë për fansat e saj.
Rita Ora përmes rrjeteve sociale, ka njoftuar fansat se është detyruar ta anulojë koncertin në Islandë.
Këngëtarja përmes një postimi në Instagra, bëri të ditur se gjendja shëndetësore e saj nuk është e mirë, andaj mjekët i kanë rekomanduar të pushojë për pak kohë.
“Jam shumë e trishtuar që duhet t’i njoftoj të gjithë ata që ndjekin festivalin Solstic në Islandë të dijnë se unë nuk do të jem në gjendje të performoj siç është planifikuar. Unë kam qenë duke luftuar me infeksion gjoks dhe jam këshilluar nga mjekët e mi për të pushuar pak kohë që të shërohem. Isha shumë e entuziazmuar që të kaloj kohë në Islandë dhe të bëhem pjesë e këtij festivali. Unë kurrë nuk bëj asnjë anulim të lehtë, pasi jam gjithmonë mirënjohëse për të gjitha mundësitë që më jepen për performanca dhe i dua performancat. Unë jam veçanërisht e zhgënjyer dhe zemërthyer që kjo do të thotë të braktisësh fansat e mi të mrekullueshëm. Më vjen keq që nuk jam aty! Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për mbështetjen tuaj. Pres që të festoj Solsticin 2020 me ju!”, ka shkruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.