Modelet e vjetra të veturave vazhdojnë të enden rrugëve të Kosovës.
Vetëm përgjatë këtij viti, në Kosovë janë regjistruar rreth 280 Zastava, prodhim serb. Kështu ka bërë të ditur nëpërmjet të dhënave statistikore Ministria e Punëve të Brendshme.
Në anën tjetër, në vend janë regjistruar edhe 100 vetura të tipit ‘Lada’, brend rus, për këtë vit.
Sidoqoftë, në Kosovë po regjistrohen edhe numër i madh i veturave të markave luksoze.
Linjat e markave luksoze që dominojnë për kah numri i regjistrimit janë si vijojnë: Audi (26,543) dhe Mercedes 24,118.
Marka e cila vazhdon të jetë më e pëlqyera në mesin e kosovarëve është ajo e Volkswagenit. Vetëm përgjatë këtij viti, 105.881 vetura të tipit Volkswagen./lajmi.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.