Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime familjes Veseli për vdekjen e nënës së ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ajshe Veseli.
Osmani tha se ajo ishte një grua që u sfidua, sakrifikoi e u dëshmua, duke kultivuar atdhedashuri në familje.
“Kujtimi për nënën mbetet i paharruar, ndaj e nderuar familje Veseli, jetoni me kujtimet më të mira për nënën Ajshe”, thuhet në telegram ngushëllimin e presidencës,.
Kujtojmë se sot ka vdekur nëna e Kadri Veselit, Ajshe Veseli. Vdekja e nënës së Veselit vjen disa muaj prej kur atij i vdiq edhe babai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.