Ish-kreu i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, pasditen e sotme ka mbërritur në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Ardhja e tij pason pas vdekjes së nënës së tij, Ajshe Veselit, para pak ditësh.
Nëna e Veselit, u varros në fshatin Broboniq të Mitrovicës më 7 janar.
Vitin e kaluar, Veseli kishte ardhur në Kosovë pasi gjendja e babait të tij, i cili më pas vdiq, ishte përkeqësuar. Ardhja e tij pati ndodhur me leje të veçantë nga Dhomat e Specializuara të Hagës.
Që nga nëntori i vitit 2020, Veseli, Thaçi, Kransiqi e Rexhepi gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
Raportohet se është parë edhe eskorta e Veselit rrugës për në Mitrovicë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.