Kompania amerikane, Pfizer, është duke zhvilluar një vaksinë me kompaninë partnere nga Gjermania, BioNTech, për të kombinuar vaksinën aktuale kundër koronavirusit me një formulë tjetër, që do të shënjestrojë variantin Omicron të këtij virusi.
Shefi ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, ka thënë më 10 janar se formula e re e vaksinës, që do të shënjestrojë Omicronin, do të jetë gati për të fituar miratimin e rregullatorëve amerikanë në muajin mars.
Duke komentuar edhe deklaratat e ekspertëve tjerë, Bourla ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit mund të kthehen të doza të përvitshme, të ngjashme me ato të gripit stinor, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Shefi ekzekutiv i kompanisë, Moderna, Stephane Bancel, ka thënë javën e kaluar se njerëzve mund t’iu duhet edhe një tjetër dozë e vaksinës në vjeshtën e këtij viti.
Qeveritë janë duke inkurajuar njerëzit që të vaksinohen dhe në disa raste edhe të marrin doza përforcuese për shkak të varianteve të reja të koronavirusit dhe zvogëlimit të efektit të vaksinave pas një kohe.
Megjithatë, thirrjet për marrje të dozave përforcues në mënyrë të vazhdueshme, mund të kthehen në mision të vështirë, pasi ka persona që refuzojnë të marrin edhe dozat e para, e lëre më dozat shtesë.
Të dhënat sugjerojnë se varianti Omicron i koronavirusit përhapet më shpejt se variantet tjera, mirëpo është më pak i ashpër, sidomos për personat e vaksinuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.