Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku mbeti i vdekur një person.
Bëhet fjalë për Sefa Kaya, shtetas zviceran, i cili njëherësh ishte menaxheri i këngëtarit të njohur kosovar, Azet.
Një mik i ngushtë i Kayas, ka folur për gazetën zvicerane 20.minuten.ch, transmeton Reporteri.net.
Sado Maksuti, thënë se sot me familjen e të ndjerit do të udhëtojnë për në Kosovë, nga ku trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për Turqi.
Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, shihet se ai ishte mik i ngushtë me viktimën. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.