×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    COVID-19 dëmton trurin, prek kujtesën

    Reporteri
    04 Shkurt 2022 | 15:55

    Konfuziteti dhe humbja e memories është një nga pasojat që lë Covid në organizëm. Rreth 20 pacientë në javë paraqiten në shërbimin e Neurologjisë me këto shqetësime, pasi kanë kaluar virusin.

    Sipas mjekes neurologe Entela Basha, pacientët humbjen e memories si pasojë e Covid e ngatërrojnë me sklerozën.

    Humbja e shijes dhe e nuhatjes është një prej simptomave karakteristike e këtij virusi. Sipas mjekes 1 në 70 pacientë që e kanë kaluar virusin që prej fillimit, ende nuk e kanë rikuperuar shijen apo nuhatjen.

    Ndërkohë ne shërbimin e neurologjisë vijojnë të paraqiten raste me aksidente cerebrale si pasojë e covid 19. Numri i pacientëve që përjetojnë këto simptoma nuk ka ndryshuar që prej vitit të kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!