×
Art/Kulturë

Vjen reagimi i parë nga Yllka Gashi pasi “Zgjoi” nuk u nominua për Oscar

Reporteri
08 Shkurt 2022 | 16:56

Aktorja e filmit “Zgjoi”, Yllka Gashi ka reaguar pasi ky film nuk u nominua në asnjë kategori për çmimet Oscar.

Ajo ka falënderuar të gjithë ata që u gëzuan për çdo sukses që pati ky film.

“Zgjoi” që e punuam me shumë pasion e përkushtim, na hapi dyer e na e mundësoi jo vetëm të kemi shpërthim ndërkombëtar në karrierat tona, por edhe ta promovojmë Kosovën e suksesin e grave të Kosovës! “Zgjoi” na solli gëzim e na bëri krenarë të gjithëve dhe shkroi histori te re për kinematografinë tonë! Ishte dhe mbetet rrugëtim i bukur e i paharruar, për të cilin jam shumë falenderuese!”, ka thënë ajo.

Aktorja e mirënjohur ka thënë se është e sigurt që në vitet në vazhdim “Zgjoi’ do të bëjë histori duke u nominuar në edicionet e ardhshme të akademisë.

“Falemnderit shumë që u gëzuat për ne e për dashurinë e përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni dhënë tash e një vit! Jam e bindur që në vitet në vijim filmi kosovar do të bëjë histori duke u nominuar e fituar në edicionet e ardhshme të Akademisë. Kosova ka shumë talent e rrëfime autentike të cilat duhet t’i tregojmë! Edhe njëherë falemnderit nga zemra!”, shkruan Gashi.

Kujtojmë që filmi “Zgjoi” pati sukese të mëdha në vitin 2021, dhe u mirëprit mjaft mirë jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë kufijve.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!