Në mbrëmje Ispektoriati i Tregut së bashku me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë mbyllur depon kryesore të “Viva Fresh Store” pasi aty gjetën 100 mijë litra vaj të fshehura.
Për këtë aksion ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti i cili përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nuk do të lejojnë zhvatjen e do të ndëshkohen ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës”, shkroi Kurti./Reporteri.net/
Shkrimi i plotë:
Mbyllen dy depo
Pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo (Fushë Kosovë dhe Graçanicë) është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni.
3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës.